• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
HR-Studio

Arkitekt/e

HR-Studio
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriTiranë1 javë më parëFull Time

Përshkrimi

HR Studio është në kërkim të një Arkitekti/e kreativ dhe të orientuar ndaj klientit, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për konceptimin, projektimin dhe prezantimin vizual të produkteve në showroom. Ky rol ndërthur aftësitë teknike të projektimit arkitektonik me kreativitetin dhe komunikimin efektiv, duke ofruar një eksperiencë të plotë konsulence për klientët në lidhje me arredimin dhe organizimin e hapësirave.

Detyrat

  • Harton dhe zhvillon projekte të dizajnit të brendshëm në përputhje me kërkesat e klientëve dhe gamën e produkteve të kompanisë.
  • Këshillon klientët mbi zgjidhjet më të përshtatshme të arredimit, duke sugjeruar kombinime materialesh, ngjyrash dhe mobilimi.
  • Kujdeset për organizimin estetik dhe paraqitjen vizuale të showroom-it, sipas standardeve të brand-it.
  • Realizon vizualizime dhe prezantime profesionale për klientët.
  • Bashkëpunon ngushtë me ekipin për realizimin e projekteve dhe përmirësimin e përvojës së klientit.
  • Udhëzon dhe mbështet dizajnerët më të rinj, kur është e nevojshme.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Arkitekturë ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 2 vite eksperiencë në projektim të brendshëm (eksperienca në showroom mobiljesh përbën avantazh).
  • Njohuri shumë të mira në programe si AutoCAD, 3ds Max, SketchUp, Revit ose të ngjashme.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe këshillimi me klientët.
  • Shije estetike e zhvilluar dhe ndjeshmëri ndaj detajeve.
  • Aftësi të mira organizimi dhe menaxhimi të hapësirës.

Çfarë Ofrohet

  • Pagë konkurruese + bonuse mbi performancën.
  • Ambient pune profesional dhe krijues.
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnime të vazhdueshme.
  • E Hënë – E Premte: 08:30 – 17:00
    E Shtunë: Rotacion / 08:30 – 13:00