Titulli i punës: Account Manager
Përshkrimi: HR Studio është në kërkim të një Account Manager-i përgjegjës për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët dhe koordinimin e projekteve ndërmjet klientit dhe ekipit kreativ. Kandidati do të sigurojë respektimin e afateve, do të prezantojë ide dhe raporte performance, dhe do të identifikojë mundësi për upsell dhe zhvillim të llogarive ekzistuese.
Detyrat:
- Menaxhon marrëdhëniet me klientët ekzistues dhe ndërton marrëdhënie afatgjata
- Kupton nevojat e klientëve dhe i përkthen në brief-e të qarta për ekipin kreativ
- Koordinon projektet ndërmjet klientit dhe ekipit të brendshëm (design, content, video, ads)
- Monitoron progresin e fushatave dhe siguron respektimin e afateve
- Prezanton ide, strategji dhe raporte performance tek klientët
- Identifikon mundësi për upsell dhe zhvillim të mëtejshëm të llogarive ekzistuese
- Siguron një nivel të lartë shërbimi dhe kënaqësie të klientit
Kualifikimet:
- Eksperiencë në Account Management / Marketing / Shitje (preferohet në agjenci marketingu)
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negociimi
- Mendim strategjik dhe orientim drejt rezultateve
- Aftësi për të menaxhuar disa klientë dhe projekte paralelisht
- Njohuri bazë në marketing digjital (social media, ads, content)
- Aftësi organizative dhe menaxhim kohe
- Njohuri të mira të gjuhës angleze
Çfarë ofrohet:
- Ambient dinamik dhe bashkëpun
- Punë me klientë nga industri të ndryshme
- Mundësi zhvillimi në fushën e marketingut dhe menaxhimit të klientëve
- Pagesë konkurruese + bonuse bazuar në performancë
- Mundësi rritjeje brenda kompanisë
Dokumentet e kërkuara: