Përshkrimi
Hotel Skampa u themelua në vitin 1973 dhe deri më 14 mars 2003 funksionoi si ndërmarrje shtetërore në kuadër të sistemit të albturizmit. Aktualisht, ai operon si subjekt i privatizuar nga shoqëria vendase "Rruga Ura Asfaltim nr.2 Elbasan". Prej shumë vitesh, Hotel Skampa ushtron veprimtarinë si qendër polifunksionale, duke ofruar shërbime në hoteleri, restorant, bar & kafe, pastiçeri dhe ambiente me qira.
I vendosur në një pikë shumë të favorshme në qendër të qytetit, Hotel Skampa përfaqëson një kombinim të elementeve tradicionale me ato moderne.
Detyrat
- Të mbikëqyrë dhe të kontrollojë në tërësi sistemin financiar dhe kontabël të shoqërisë.
- Të hartojë dhe të monitorojë procedurat për hedhjen e të dhënave në programin kontabël.
- Të ndjekë në mënyrë të vazhdueshme dhe me saktësi proceset financiare.
- Të realizojë analiza dhe kontrolle periodike të faturimeve dhe pagesave të klientëve, duke identifikuar rastet me vështirësi në likuidim.
- Të administrojë marrëdhëniet me klientët dhe furnitorët për çështje financiare.
- Të komunikojë me klientët lidhur me qiratë e objektit.
- Të garantojë që dokumentacioni të arkivohet siç duhet, me të gjitha të dhënat e nevojshme, për të rritur efikasitetin e departamentit të financës, përfshirë dosjet e klientëve dhe furnitorëve, arkën dhe bankën, dokumentacionin e punonjësve dhe listpagesave, si edhe të aseteve.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin Ekonomik, në degën Financë.
- Të zotërojë njohuri shumë të mira në kontabilitet dhe Finance 5.
- Të ketë njohuri shumë të mira për planifikimin dhe trajtimin e problematikave ekonomiko-financiare.