Përshkrimi
Rosa Blu po kërkon të punësojë një Shofer/Manovrator Vinci.
Detyrat
- Të përdorë mjetet e transportit sipas nevojave operative, përfshirë kamion me vinç, minifadromë dhe mjete të ngjashme.
- Të bëjë kontrollin ditor të automjetit si para nisjes së punës, ashtu edhe në përfundim të saj.
- Të verifikojë nivelin e karburantit për të garantuar gatishmërinë e mjetit.
- Të marrë përsipër edhe angazhime të tjera sipas kërkesave që paraqiten rast pas rasti.
- Të regjistrojë materialet dhe pajisjet e përdorura, si edhe vështirësitë ose problemet e hasura gjatë punës.
- Të zbatojë rregullat e sigurisë teknike në vendin e punës.
Kualifikimet
- Të ketë së paku 3 vjet përvojë pune si shofer ose manovrator vinçi, minifadrome apo pajisjesh të ngjashme.
- Të jetë i aftë të kryejë mirëmbajtjen e mjetit dhe të identifikojë nevojat e tij.
- Të mund të bëjë riparime bazike të mjetit.
- Të posedojë leje drejtimi sipas kategorisë përkatëse.
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm.