Përshkrimi
Rosa Blu po kërkon Shofer për Makineri Ndërtimi me 4 akse.
Detyrat
- Të operojë makineri ndërtimi me 4 akse.
- Të bëjë kontrollin e mjetit çdo ditë, si para nisjes së punës ashtu edhe pas përfundimit të saj.
- Të verifikojë furnizimin me karburant, në mënyrë që mjeti të jetë gjithmonë i gatshëm për përdorim.
- Të përmbushë edhe angazhime të tjera, sipas nevojës dhe rastit.
- Të mbajë shënime për materialet dhe pajisjet e përdorura, si edhe për vështirësitë e konstatuara gjatë punës.
- Të zbatojë rregullat e sigurisë teknike në vendin e punës.
Kualifikimet
- Të ketë të paktën 3 vjet përvojë pune si shofer i makinerive të ndërtimit me 4 akse.
- Të jetë në gjendje të realizojë mirëmbajtjen e mjetit dhe të identifikojë nevojat e tij.
- Të ketë aftësi për të bërë riparime bazike të mjetit.
- Të zotërojë leje drejtimi sipas kategorisë përkatëse.
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm.
Ofrohet
- Paga 150.000 leke.
- Kushte të mira pune.