Ligj & JuridikGjithë Shqipërinë5 ditë më parëFull Time
Jurist me licencë avokatie
Përshkrimi:
Hotel Rosa Blu kërkon një Jurist me licencë avokatie që të menaxhojë dhe të ndjekë të gjitha çështjet ligjore të kompanisë. Kandidati do të përgatitë dhe mbajë dokumentacionin ligjor, do të hartojë kontrata dhe do të kryejë korrespondencë me institucione dhe persona juridikë. Gjithashtu do të sigurojë përditësimin e zyrave me ndryshimet e legjislacionit dhe ndjekjen e procedurave të nevojshme për kompaninë.
Detyrat:
Mbarëvajtja e gjithë procedurave juridike.
Menaxhon, ndjek dhe mban përgjegjësi për përgatitjen e dokumentacionit ligjor të dosjeve.
Mban të azhurnuar zyrat me ndryshimet e legjislacionit.
Hartim i kontratave.
Përgatitje dokumentacioni dhe ndjekje procedurash që i nevojiten kompanisë.
Kryerja e korrespondencës me institucionet, persona juridikë.
Kualifikimet:
Të disponojë licencë avokatie.
Të zotërojë gjuhën angleze.
Mosha mbi 30 vjeç.
Të ketë mbaruar Fakultetin Juridik.
Aftësi të mira organizative, duke përfshirë edhe volumin e lartë të punës.
Aftësi të mira gjykimi dhe konfidencialiteti në çështjet e punës.
I/E aftë për të negociuar dhe për të punuar individualisht ose në grup.
Hartimi i qartë dhe i saktë i dokumentacionit në mbrojtje të interesave të kompanisë në përputhje me legjislacionin në fuqi.