Përshkrimi
Instruktori i palestrës merret me bashkëveprimin me klientët, mbikëqyrjen e ushtrimeve dhe aktiviteteve fizike, angazhimin e tyre në programet e stërvitjes dhe udhëzimin për përdorimin korrekt të pajisjeve të palestrës.
Detyrat
- Harton programe ushtrimesh për aktivitetet fizike në përputhje me nevojat dhe kapacitetet e klientëve.
- Rekomandon teknikat e përshtatshme të frymëmarrjes që duhen zbatuar gjatë ushtrimeve fizike.
- U ofron klientëve udhëzime për mënyrën e duhur të përdorimit të pajisjeve.
- Përgatit dhe udhëheq programin e aerobisë sipas orarit të përcaktuar.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet në Fakultetin e Edukimit Fizik.
- Të ketë mbi 2 vjet përvojë pune si instruktor në palestra me standard të lartë shërbimi.
- Të zotërojë njohuri për përdorimin e pajisjeve të palestrës.
- Të njohë teknika moderne të trajtimit fizik.
- Të ketë njohuri të gjuhëve të huaja: Anglisht dhe Italisht.