Përshkrimi
Hotel Rosa Blu është në kërkim të një Financiere.
Detyrat
- Të administrojë dhe të ketë nën mbikëqyrje të plotë gjithë sistemin financiar dhe kontabël të shoqërisë.
- Të hartojë dhe të kontrollojë procedurat për regjistrimin e të dhënave në programin e kontabilitetit.
- Të ndjekë në mënyrë të vazhdueshme dhe të saktë të gjitha proceset financiare.
- Të realizojë analiza dhe verifikime periodike të faturimeve dhe pagesave të klientëve, duke identifikuar rastet me vështirësi në likuidim.
- Të menaxhojë komunikimin me klientët dhe furnitorët për çështje që lidhen me financat.
- Të garantojë që dokumentacioni të ruhet dhe të arkivohet siç duhet, me të gjitha të dhënat e nevojshme për rritjen e efikasitetit të departamentit të financës, përfshirë dosjet e klientëve dhe furnitorëve, arkën dhe bankën, dokumentet e punonjësve dhe listëpagesat, si edhe asetet.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin Ekonomik, në degën Financë.
- Të zotërojë njohuri shumë të mira në kontabilitet dhe Finance 5.
- Të ketë njohuri shumë të mira në planifikimin dhe trajtimin e çështjeve ekonomiko-financiare.
- Të ketë më shumë se 4 vjet përvojë pune.
- Të ketë njohuri bazë të gjuhës angleze.