Hotel Marinaj po kërkon të punësojë një Financiere.
Detyrat
- Të regjistrojë faturat e shitjes dhe të blerjes, si edhe çdo të dhënë tjetër të nevojshme, në përputhje me formatet e kompanisë dhe legjislacionin fiskal në fuqi.
- Të verifikojë veprimet e magazinës dhe të bëjë rakordimin e lëvizjeve të materialeve.
- Të analizojë me hollësi shpenzimet dhe të ardhurat mujore të realizuara.
- Të shqyrtojë periodikisht llogaritë e arkëtueshme dhe ato të pagueshme.
- Të ndjekë detyrimet ndaj furnitorëve dhe nënkontraktorëve, duke siguruar rakordim mes palëve.
- Të përgatisë listpagesën në përputhje me legjislacionin fiskal.
- Të kryejë edhe detyra të tjera administrative që mund të caktohen nga departamenti i Financës.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës; preferohet Dega Financë.
- Të ketë 5 vite përvojë si ekonomist/e; përvoja në fushën e hotelerisë konsiderohet avantazh.
- Të përdorë mirë një nga programet financiare.
- Të ketë njohuri shumë të mira të legjislacionit tatimor.
- Të jetë komunikues/e dhe i aftë për të bashkëpunuar në grup.
- Të ketë aftësi të mira për planifikim, organizim dhe komunikim.
Adresa: Rruga Teodor Keko