Përshkrimi
Hobus Albania po kërkon një Shofer Autobusi të përgatitur për Durrës, i cili do të merret me transportin e udhëtarëve duke siguruar udhëtime të sigurta, korrektësi në shërbim dhe standard të lartë cilësie.
Detyrat
- Të kryejë transportimin e pasagjerëve në mënyrë të sigurt, sipas itinerarit të caktuar.
- Të zbatojë oraret dhe planin e udhëtimeve me përpikëri.
- Të respektojë rregullat e trafikut rrugor dhe kërkesat e sigurisë.
- Të verifikojë gjendjen teknike të autobusit para nisjes dhe pas përfundimit të çdo rruge.
- Të mbajë komunikim profesional dhe të sjellshëm me pasagjerët.
- Të njoftojë për çdo defekt teknik ose incident të ndodhur.
Kualifikimet
- Të posedojë patentë të vlefshme të kategorisë D, e cila është kusht i domosdoshëm.
- Të ketë Certifikatën e Aftësimit Profesional (CAP).
- Të ketë përvojë në drejtimin e autobusëve.
- Të shfaqë korrektësi në sjellje dhe aftësi të mira komunikimi me pasagjerët.
- Të ketë ndjenjë të theksuar përgjegjësie dhe vëmendje të lartë ndaj sigurisë.
- Të jetë i gatshëm të punojë me orar fleksibël.