Ndertimtari & InxhinieriTiranë1 javë më parëFull Time
Arkitekt
Përshkrimi:
Studio arkitekture në zhvillim kërkon të punësojë Arkitekt për t’iu bashkuar ekipit profesional.
Kandidati duhet të ketë njohuri të mira në projektim arkitektonik, përgatitje planesh teknike dhe realizim renderizimesh cilësore, si dhe aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar detyrat në mënyrë të pavarur.
Ofrohet ambient pune profesional, mundësi zhvillimi dhe përfshirje në projekte të ndryshme arkitektonike.
Detyrat:
Hartimi i projekteve arkitektonike nga faza konceptuale deri në detajim teknik.
Përgatitja e planeve teknike (planimetri, prerje, fasada) sipas standardeve të zbatimit.
Realizimi i renderizimeve 3D për prezantim të projekteve.
Komunikimi me klientët për të kuptuar dhe reflektuar kërkesat e tyre në projekt.
Respektimi i afateve dhe standardeve të cilësisë së kompanisë.
Kualifikimet:
Diplomë në Arkitekturë ose Interior Design (ose në përfundim të studimeve).
Eksperiencë pune në projektim arkitektonik ose interior design përbën avantazh.
Njohuri shumë të mira në renderizime, SKP+Vray ose 3dsMax+Corona.
Aftësi në programe për modelim dhe renderizim 3D (3ds Max, Lumion, Corona, etj.).
Aftësi të mira në përgatitjen e planeve teknike.
Ndjenjë e mirë estetike dhe vëmendje ndaj detajeve.
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të menaxhuar kohën.
Ofrohet mundësi internshipi për kandidatë në përfundim të studimeve.