Përshkrimi
HELTI CONSTRUCTION po kërkon të shtojë në ekip një Inxhinier/e Ndërtimi/Mekanik.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Të zotërojë njohuri dhe përvojë pune, me përparësi në përpunimin e fasadave prej xhami, si edhe të dyerve dhe dritareve prej alumini.
- Të ketë njohuri shumë të mira për zbatimin dhe realizimin e projekteve.
- Të jetë në gjendje të përgatisë preventivë, situacione mujore dhe dokumente të tjera që lidhen me proceset e përfunduara.
- Të hartojë dhe të verifikojë dokumentacionin tekniko-ligjor, përfshirë procesverbalet, librezat e masave dhe situacionet.
- Të monitorojë vazhdimisht ecurinë e proceseve të punës në repart.
- Të udhëheqë dhe të mbikëqyrë ekipin e punës në repart.
- Të respektojë me përpikëri rregullat e sigurisë, shëndetit dhe punës.
- Të tregojë angazhim të lartë gjatë gjithë orarit të punës.
Kualifikimet
Aftësitë dhe kërkesat profesionale:
- Diplomë universitare në Fakultetin e Inxhinierisë.
- Së paku 3 vjet përvojë pune, me përparësi në fushën e aluminit.
- Të njohë dhe të përdorë programet Autocad office.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze, si edhe të një gjuhe tjetër.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese.
- Të jetë i aftë të menaxhojë disa procese në të njëjtën kohë.
- Të ketë njohuri të mira kompjuterike në MS Office, veçanërisht aftësi të avancuara në MS Excel.
- Të ketë aftësi organizative dhe analitike për zgjidhjen e problemeve teknike.
Ofrohet
- Kushte të përshtatshme pune.
- Një mjedis pune miqësor dhe bashkëpunues.
Adresa e punës: Rruga: Arkitekt Sinani, Kashar, Autostrada Tiranë-Durrës km 7