• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Healthsolutions

Farmaciste

Healthsolutions
Apliko
Shendetesi & MedicineTiranë1 javë më parëFull Time

HealthSolutions po zgjeron skuadrën dhe po kërkon farmaciste për t'iu bashkuar ekipit në Tiranë.

Si farmaciste, do të jesh në linjën e parë të kujdesit shëndetësor - personi që pacientët takojnë kur kërkojnë barna, këshilla apo informacion mbi shëndetin e tyre. Roli kërkon njohuri të thelluara farmaceutike, por edhe diçka po aq të rëndësishme: aftësinë për të komunikuar qartë me njerëzit në momente kur ata janë të shqetësuar për shëndetin. Do të ofrosh këshilla profesionale, do të menaxhosh inventarin, do të bashkëpunosh me mjekët kur është nevoja dhe do të sigurohesh që secili pacient të largohet me informacionin e duhur.

Çdo ditë do të takohesh me histori të ndryshme - nga prindi që kërkon ilaç për fëmijën deri tek i moshuari që ka pyetje mbi terapinë. Profesioni i farmacistit ndërthurë shkencën me kujdesin njerëzor, dhe Health Solutions ofron mjedis ku mund ta praktikoshë këtë profesion në standardin më të lartë.

Nëse je e licencuar, ke komunikim të shkëlqyer dhe mbi të gjitha, pasion e përkushtim ndaj pacientit, kjo është mundësia ideale për ty!

Kërkesat

  • Licencë në Farmaci
  • Komunikim i shkëlqyer
  • Pasion dhe përkushtim ndaj pacientit