• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Health Medical Center

Asistent/e Dentare

Health Medical Center
Apliko
Shendetesi & MedicineGjithë Shqipërinë1 javë më parëFull Time

Titulli: Asistent/e Dentare

Përshkrimi:
HMC kërkon të punësojë Asistent/e Dentare.
HMC – Health Medical Center është një klinikë dentare moderne dhe e specializuar në fushën e turizmit dentar, me seli në Tiranë, Shqipëri dhe Bari, Itali. Me një qasje ndërkombëtare, çmime konkurruese dhe një standard të lartë cilësie, ne mirëpresim pacientë nga e gjithë Europa. Klinika jonë përbëhet nga një staf i kualifikuar profesionistësh dhe një ekip mikpritës e i përkushtuar. Ofrimi i shërbimeve shumëgjuhëshe na mundëson të akomodojmë në mënyrë efikase pacientët ndërkombëtarë, duke vendosur në qendër të vëmendjes kujdesin dentar cilësor, profesionalizmin dhe rehatinë e pacientit.

Detyrat:

  • Sterilizimi dhe përgatitja e pajisjeve dentare: Siguron që të gjitha instrumentet të jenë të pastruara, të sterilizuara dhe të gatshme për përdorim në çdo seancë.
  • Asistimi i dentistit gjatë trajtimeve: I jep dentistit instrumentet e nevojshme dhe ndihmon gjatë procedurave dentare për të siguruar rrjedhë të qetë të punës.
  • Përkujdesja për pacientët: Mirëpret pacientët, i udhëzon për procedurat dhe kujdeset për rehatinë e tyre para, gjatë dhe pas trajtimit.
  • Mbajtja e evidencës mjekësore: Regjistron të dhënat e pacientëve, përditëson dosjet mjekësore dhe cakton takime.

Kualifikimet:

  • Njohuri bazë në higjienën dhe sterilizimin dentar.
  • Aftësi komunikuese dhe organizative.
  • Eksperiencë në një klinikë dentare.
  • Njohuri bazë kompjuterike për menaxhimin e dosjeve të pacientëve dhe programimeve.
  • Njohja e gjuhëve të huaja: Italishtja primare, anglisht (klinika trajton dhe pacientë të huaj).

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Adresa: Rruga e Kavajes, Kompleksi Deliorgji