Hari Lena GROUP është një kompani me 30 vite përvojë në shpërndarjen e produkteve të ndryshme ushqimore dhe industriale. Aktualisht, kompania po zgjeron ekipin me staf të ri dhe energjik.
Pozita e hapur është Specialist/e Finance.
Qëllimi i këtij roli është të garantojë raportim financiar të saktë, respektim të rregullave në fuqi dhe administrim sa më efikas të financave të kompanisë.
Detyrat
Disa prej përgjegjësive kryesore të kësaj pozite janë:
- Administrimi, regjistrimi, verifikimi dhe rakordimi i dokumentacionit financiar të kompanisë në përputhje me legjislacionin në fuqi, përfshirë faturat, arkën, bankën dhe listëpagesat.
- Kryerja e deklarimeve mujore dhe kontrolli i librave, sigurimeve dhe detyrimeve të ndryshme tatimore.
- Rakordimi dhe ndjekja e marrëdhënieve me furnitorët dhe klientët.
- Bashkëpunimi me institucione të ndryshme, si QKB, Drejtoria e Tatimeve dhe bankat.
- Përgatitja e raporteve periodike financiare.
- Analizimi i të dhënave financiare, përllogaritja e kostove dhe marzheve të kompanisë, si edhe dhënia e sugjerimeve sipas nevojave të drejtimit.
- Zbatimi i politikave dhe procedurave të brendshme të kompanisë.
Kualifikimet
- Të kenë përfunduar studimet në finance ose kontabilitet.
- Të zotërojnë më shumë se 5 vjet përvojë pune në role të ngjashme.
- Përvoja në kompani prodhuese konsiderohet përparësi.
- Të kenë njohuri të mira në paketën MS Office, ndërsa njohja e programeve ERP përbën avantazh.
- Të zotërojnë shumë mirë gjuhën angleze.
- Të jenë të organizuar mirë dhe të saktë në punë.
- Të ruajnë konfidencialitetin dhe të dallohen për korrektësi e integritet.