• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Gusto Café

Vende të lira pune (Prishtina Mall & Gjakova Park)

Gusto Café
Apliko
Gastronomi, Hoteleri & TurizemPrishtinë2 javë më parëFull Time

Gusto Café shpall konkurs për keto pozita në Prishtina Mall dhe Gjakova Park.

GUSTO, Prishtina Mall

  • 4x Shankist/e
  • 3x Kamarier/e
  • 1x Barist/e

GUSTO, Gjakova Park

  • 1x Menaxher/e
  • 1x Pergjegjes/e Nderrimi
  • 3x Shankist/e
  • 1x Barsit/e
  • 1x Kamarier/e

Bonnard Factory – Çagllavicë

  • 1x Menagjer Operativ
  • 1x Magazinier

GUSTO, Mall of Mitrovica

  • 1x Pergjegjes/e Ndërrimi

GUSTO, Rruga B

  • 1x Barist/e

GUSTO, Sheshi “Zahir Pajaziti”

  • 1x Pergjegjes/e Nderrimi

GUSTO, Mitrovice Shesh

  • 1x Kamarier/e

Menaxher

Detyrat dhe Përgjegjësit:

  • Planifikimi dhe organizimi i të gjitha proceseve operative, përfshirë orarin e punës së stafit, menunë dhe porositjet e furnizimit.
  • Sigurimi që klientët të kenë përvojë të shkëlqyer dhe shërbim profesional.
  • Mbikëqyrja e buxhetit ditor/mujor, kontrolli i kostove dhe raportimi financiar.
  • Monitorimi i cilësisë së ushqimit/shërbimit në përputhje me standardet e kompanisë.
  • Trajnimi, motivimi dhe vlerësimi i stafit, përfshirë ndarjen e detyrave dhe zgjidhjen e situatave konfliktuale në ekip.
  • Kontrolli i pastërtisë dhe standardeve të higjienës sipas rregullave HACCP.
  • Bashkëpunimi me furnitorët, negociimi i çmimeve dhe sigurimi i stokut optimal.
  • Menaxhimi i ankesave të klientëve dhe gjetja e zgjidhjeve efikase.
  • Sigurimi i respektimit të politikave të kompanisë dhe rregulloreve ligjore.
  • Përgatitja dhe dorëzimi i raporteve periodike për menaxhmentin

E preferueshme :

  • Integritet i lartë profesional dhe përgjegjësi e lartë në punë.
  • Aftësi të forta organizative, udhëheqëse dhe komunikimi.
  • Qasje pozitive, motivuese dhe orientim drejt zgjidhjes së problemeve.
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të marrë vendime të shpejta dhe të sakta.
  • Përvojë pune minimum 3 vite në sektorin e gastronomisë.
  • Aftësi bazike në përdorimin e kompjuterit dhe raportimit (Excel, dokumente financiare).
  • Fleksibilitet për punë në orar të zgjatur sipas nevojës së biznesit

Përgjegjës/e Ndërrimi

Detyrat dhe Përgjegjësit:

  • Kontrollimi dhe vlersimi i dyqanit në tërsi ,nese është gjithqka në rregull për të filluar orari i punës;
  • Kujdeset per nivelin e pastertis në tërsi, ndihmon në procesin e porosive të mallit;
  • Ndihmon në procesin e pergaditjev të porosive të cilat pergaditen ne shank ,dhe kontrollon ato nese jan ne përputhshmeri me rregulloren e Kompanis.
  • Kontrollon qdo porosi të shtypet me kupon fiskal .
  • Kujdeset per kontrollimin e stokut të njesisë punuse dhe barazon atë në qdo fundë muaj .
  • Organizon ndërrimin me stafin ,që puna të zhvillohet me efikasitet .
  • Kontrollon afatin e produktev ,dhe siguron qe ato të servohen ne baze të menus së Kompanis .
  • Kujdeset për mikpritjen e klientve dhe përcjell sjelljet e stafit ,nese është duke u zhvilluar gjithqka në baze të Rregullores së Kompanis.

E preferueshme :

  • Të ketë përvojë pune në sektorin e gastronomisë (minimum 1–2 vite është përparësi).
  • Aftësi për të udhëhequr ekipin, për të motivuar dhe për të ndarë detyrat në mënyrë efikase.
  • Aftësi të mira komunikimi me stafin dhe klientët.
  • Aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve të shpejta.
  • Pergjegjësi të lartë dhe qasje profesionale në punë.
  • Fleksibilitet për punë me orare .
  • Njohuri bazike të arkës dhe procedurave të pagesave.
  • Aftësi për të mbajtur standardet e higjienës dhe të shërbimit gjatë gjithë ndërrimit.

Shankist/e

Detyrat dhe Përgjegjësit:

  • Krijimi dhe përgatitja e produktev unike ne baze te menus së kompanis,dhe të personalizuara sipas preferencave të klientëve.
  • Shërbesa e pijeve me profesionalizëm dhe miqësi.
  • Këshillimi i klientëve në zgjedhjen e pijeve dhe embelsirav në përshkrimin e karakteristikave të tyre.
  • Ruajtja e një ambienti të pastër dhe të rregullt në kafene.
  • Pastërtia e aparaturave dhe pajisjeve të përdorura në përgatitjen e pijeve.
  • Sigurimi që zona e punës dhe kafeja janë të pastërta dhe të organizuara gjatë gjithë kohës së punës.
  • Kontrollimi i afatiti te embelsirav dhe produktvev tjer si pije ,pemë, brumra

E preferueshme :

  • Përvojë paraprake në shank ose në pozita të ngjashme (e preferueshme).
  • Aftësi për të punuar me makina profesionale të shankut.
  • Njohje të rregullave të higjienës dhe mirëmbajtjes së pastërtisë.
  • Shpejtësi dhe efikasitet në periudhat me fluks të madh.

Kamarier/e

Detyrat dhe Përgjegjësit:

  • Mirëseardhja e klientëve me një sjellje të këndshme dhe profesionale.
  • Ofrimi i ndihmës dhe këshillave në përzgjedhjen e produktev .
  • Pranimi i porosive nga klientët dhe sigurimi i regjistrimit të saktë të tyre.
  • Shërbesa e ushqimit dhe pijeve me kujdes dhe saktësi
  • Sigurimi që çdo pjatë është i përgatitur dhe i shërbyer sipas standardeve dhe preferencave të klientëve.
  • Pastërtia dhe përkujdesja e tavolinave dhe zonës së klientëve.
  • Sigurimi i tavolinave të përgatitura me pjatat dhe mbulesat e nevojshme.
  • Bashkëpunimi me kuzhinën për të përcjellë nevojat dhe ndryshimet e klientëve.
  • Komunikimi i vazhdueshëm me ekipin e shërbimit për të siguruar një shërbesë të koordinuar dhe efikase.
  • Pranimi i pagesave nga klientët dhe menaxhimi i arkës.
  • Respektimi dhe zbatimi i ligjeve dhe rregullave të sigurisë ushqimore dhe ambientore.
  • Përdorimi i mjeteve dhe pajisjeve sipas standardeve të vendit dhe legjislacionit

E preferueshme :

  • Përvojë pune në gastronomi është përparësi, por pranohen edhe kandidatë pa përvojë me vullnet për të mësuar.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe sjellje të shkëlqyer ndaj klientëve.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe në ambiente dinamike.
  • Shkathtësi në organizimin e porosive dhe dorëzimin e tyre me saktësi.
  • Mirësjellje, profesionalizëm dhe paraqitje e rregullt.

Menaxher i Operatives:

Detyrat dhe Përgjegjësit:

  • Menagjimi i operacionev të përditshme deri te ofrimi i këshillave strategjike.
  • Hartimi i strategjive dhe protokolleve operative (per Area Menagjer /Menagjer Dyqani)
  • Mbikqyrja e perditshme administrative dhe operacionale ,duke raportuar drejtperdrejt tek Ceo.
  • Harton dhe zbaton strategjit ,planet dhe procedurat e operimit te biznesit .
  • Vendos objektiva gjithëpërfshirse per performancen dhe rritjen e efikasitetit te dyqanev dhe forces shitëse.
  • Krijon politika qe promovojn kulturen dhe vizionin e kompanisë.
  • Drejton punonjësit që të arrijne performancën dhe përkushtimin maksimal ne nivel te dyqaneve
  • Vlerëson performancën duke analizuar dhe interpretuar të dhënat dhe metrikat ne nivel te dyqaneve
  • Shkruan dhe dorëzon raporte tek CEO për të gjitha çështjet me rëndësi
  • Ndihmon CEO në sipërmarrjet për arritjen e objektivave operative
  • Merr pjesë në aktivitetet e zgjerimit
  • Menaxhon marrëdhëniet me partnerët/shitësit ne nivel te logjistikes dhe dyqaneve
  • Kontrakton nivelin teknik te mirmbajtes se dyqaneve
  • Percakton kornizen e shpenzimve ne nivel te dyqaneve
  • Oprimalizon stafin dhe kostot e dyqaneve.
  • Udheheqe dhe asiston menaxhere te dyqaneve ne punen dhe organizimit e dyqanit nga (A deri Z)

E preferueshme :

  • Përvojë 2–3+ vjet në menaxhim operativ, menaxhim stafi ose role të ngjashme.
  • Eksperiencë në sektorin e gastronomisë.
  • Aftësi të avancuara menaxheriale
  • Orientim të fortë ndaj rezultatit dhe optimizimit të proceseve.
  • Aftësi për të analizuar të dhënat operacionale dhe për të marrë vendime strategjike.
  • Aftësi për të komunikuar qartë me stafin, drejtuesit dhe klientët.
  • Aftësi për të menaxhuar konflikte dhe për të dhënë feedback konstruktiv.
  • Aftësi për të motivuar ekipin dhe për të ndërtuar kulturë pozitive pune.
  • Përvojë në menaxhimin e turneve, planifikimit të orareve dhe trajnimit të stafit.
  • Adaptim ndaj ndryshimeve të shpejta në operacione.
  • Qasje proaktive ndaj përmirësimeve të proceseve.
  • Fokus në cilësi dhe standarde
  • Ruajtje e standardeve të kompanisë në çdo departament.
  • Kontroll i higjienës, rregullit, shërbimit dhe produktit final.
  • Të ketë njohuri në gjuhën angleze

Magazinier:

Detyrat dhe Përgjegjësit:

  • Pranon, kontrollon dhe sistematizon mallrat që hyjnë në depo.
  • Përgatit mallin për dalje dhe e dorëzon sipas kërkesave të departamenteve
  • Mban evidencë të rregullt dhe ndihmon në inventarizim.
  • Siguron pastërtinë dhe rregullin brenda depo-s.
  • Raporton tek përgjegjësi i depos për çdo mospërputhje apo problem.

E preferueshme :

  • Aftësi për të organizuar dhe sistemuar mallrat sipas standardeve të kompanisë.
  • Të jetë i/e gatshme për punë fizike dhe qëndrim të gjatë në këmbë.
  • Aftësi për të punuar me skaner, inventarizim dhe sistemimin e produkteve (avantazh).
  • Të posedojë aftësi të mira të komunikimit dhe punës ekipore.
  • Përgjegjësi dhe saktësi në kryerjen e detyrave.
  • Fleksibilitet në orar dhe gatishmëri për të punuar me ritëm dinamik.