Përshkrimi
Guide Albania po kërkon të angazhojë Përkthyes Guide për gjuhët: Gjermanisht, Spanjisht, Frengjisht & Italisht.
Detyrat
- Të përkthejë informacionin që prezantohet nga guida turistike.
- Të ndihmojë komunikimin mes turistëve dhe stafit vendas.
- Të ofrojë përkthime të sakta dhe profesionale gjatë tureve.
- Të mbajë nivel të lartë komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit.
Kualifikimet
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Gjermane, Italiane, Spanjolle dhe Frenge.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira në komunikim dhe interpretim.
- Eksperienca në përkthim ose në fushën e turizmit konsiderohet përparësi.
- Të jetë i aftë të punojë me grupe turistësh dhe në mjedise dinamike.
- Të tregojë profesionalizëm, korrektësi dhe përgjegjshmëri.