Praktikant/e — Program Praktike për të Rinj (IAP dhe ANJF)
Qëllimi i Programit: Grup i për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) po implementon një Program Praktike për të Rinj me mundësi angazhimi në Institucionin e Avokatit të Popullit në Kosovë (IAP) dhe Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas (ANJF). Qëllimi i programit është ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjve në fushën juridike dhe të drejtave të njeriut, duke ofruar përvojë praktike, mentorim dhe njohuri të thelluara mbi mandatet dhe funksionimin e këtyre institucioneve.
Lot 1 — Programi i Praktikës në Institucionin e Avokatit të Popullit (IAP)
Pozita: Praktikant/e (3 pozita)
Kohëzgjatja: 6 muaj
Data e fillimit: 1 qershor 2026
Lloji i kontratës: Praktikë me kohë të plotë (full-time)
Kompenzimi: 250 Euro/në muaj Bruto
Lokacioni: Prishtinë (1), Gjilan (1), Prizren (1)
Mbi programin në IAP:
- Përfshirje në punën e IAP-së për të njohur mandatin, fushëveprim, detyrat dhe përgjegjësitë e institucionit.
- Mundësi mentorimi nga kolegë me përvojë në fushën e të drejtave të njeriut.
- Angazhim në hulumtime dhe përgatitje të raporteve të përfundimit.
Kërkesat dhe kualifikimet e nevojshme:
- Të jenë qytetarë të Kosovës;
- I/e diplomuar në Fakultetin Juridik;
- Njohje të shkëlqyshme të gjuhës shqipe ose serbe (në të folur e të shkruar);
- Aftësi të mira kompjuterike, përfshirë përdorimin e Windows (Word, Excel, email);
- Vlerësohet njohja e mirë e gjuhës angleze.
Lot 2 — Programi i Praktikës në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas (ANJF)
Pozita: Praktikant/e (2 pozita)
Kohëzgjatja: 6 muaj
Data e fillimit: 1 qershor 2026
Lloji i kontratës: Praktikë me kohë të plotë (full-time)
Kompenzimi: 250 Euro/në muaj Bruto
Lokacioni: Pejë (1), Gjilan (1)
Mbi programin në ANJF:
- Përfshirje në punën e ANJF-së për të njohur mandatin, fushëveprim, detyrat dhe përgjegjësitë e agjencisë.
- Mundësi mentorimi nga kolegë me përvojë në ofrimin e ndihmës juridike falas.
- Angazhim në hulumtime dhe përgatitje të raporteve të përfundimit.
Kërkesat dhe kualifikimet e nevojshme:
- Të jenë qytetarë të Kosovës;
- Të jenë në vitin e fundit të studimeve ose të sapo-diplomuar në Fakultetin Juridik;
- Të mos jenë më të vjetër se 29 vjeç në momentin e aplikimit;
- Njohje të shkëlqyera të gjuhës shqipe ose serbe (në të folur e të shkruar);
- Aftësi të mira kompjuterike, përfshirë përdorimin e Windows (Word, Excel, email);
- Vlerësohet njohja e mirë e gjuhës angleze.
Dokumentet e kërkuara:
Për LOT 1 – Dokumentet e nevojshme:
- Rezymenë (CV), jo më shumë se 2 faqe;
- Letër motivuese që tregon interesin në program dhe ndikimin që prisni nga ky program;
- Diplomën e universitetit;
- Vërtetimin që nuk është nën hetime (Certifikata mbi Dënimet Penale).
Për LOT 2 – Dokumentet e nevojshme:
- Rezymenë (CV), jo më shumë se 2 faqe;
- Letër motivuese që tregon interesin në program dhe ndikimin që prisni nga ky program;
- Për kandidatët në vitin e fundit të studimeve të dorëzohet transkripta e notave;
- Për kandidatët e diplomuar të dorëzohet Diploma e universitetit;
- Vërtetimin që nuk është nën hetime (Certifikata mbi Dënimet Penale).
Afati i aplikimit: 13 maj 2026 (Ora 23:59)
Shënim: Një kandidat nuk është i kufizuar vetëm në njërin Lot; mund të aplikojë për të dyja. Vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të kontaktohen.