• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
GROWIN

Project Manager / Account Manager (Marketing Services)

GROWIN
Apliko
Marketing, Media & KomunikimTiranë2 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Kompania jonë është në kërkim të një Project Manager / Account Manager, i cili do të ketë rol kyç në menaxhimin e marrëdhënieve me klientët dhe zhvillimin e projekteve të marketingut nga faza e parë e kontaktit deri në realizimin final të shërbimit.

Ky rol kombinon aftësi në shitje, komunikim, menaxhim projektesh dhe njohuri në marketing digjital.

Detyrat

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Identifikimi dhe gjenerimi i klientëve të rinj potencialë për shërbimet e kompanisë.
  • Ndjekja e klientëve ekzistues dhe ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata profesionale.
  • Organizimi dhe zhvillimi i takimeve prezantuese me klientët.
  • Kuptimi i nevojave të klientit.
  • Hartimi dhe ndjekja e procesit të kontraktimit me klientët.
  • Koordinimi me departamentet përkatëse (Social Media, Web Development, Design, Ads, etj.) për realizimin e projekteve.
  • Monitorimi i vazhdueshëm i ecurisë së punës për çdo klient.
  • Sigurimi që klienti po merr shërbim cilësor dhe sipas standardeve të kompanisë.
  • Menaxhimi i komunikimit të përditshëm me klientët dhe zgjidhja e problematikave të mundshme.
  • Raportimi periodik mbi progresin e projekteve dhe performancën.

Kualifikimet

  • Eksperiencë në menaxhim klientësh, shitje ose marketing (avantazh).
  • Njohuri të përgjithshme në marketing digjital dhe shërbimet përkatëse.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi.
  • Aftësi organizative dhe menaxhim kohe.
  • Aftësi për të punuar me disa projekte njëkohësisht (multitasking).
  • Mendim analitik dhe orientim drejt rezultateve.

Çfarë ofrojmë:

  • Ambient profesional dhe dinamik pune.
  • Mundësi zhvillimi dhe rritjeje në karrierë.
  • Trajnim dhe mbështetje nga ekipi.
  • Pagë konkurruese + bonus në bazë performance.
  • Mundësi për të punuar me klientë të ndryshëm dhe projekte interesante.