Përshkrimi
Griba shpk po kërkon një kandidat për pozicionin Inxhinier Kantieri.
Personi i përzgjedhur do të merret me organizimin, mbikëqyrjen dhe bashkërendimin e punimeve në kantier, duke u kujdesur që projektet të zhvillohen sipas standardeve teknike, afateve të caktuara dhe kërkesave të sigurisë.
Detyrat
- Mbikëqyr dhe bashkërendon proceset e ndërtimit në kantier.
- Kujdeset për zbatimin e saktë të projekteve dhe të specifikimeve teknike.
- Verifikon cilësinë e punimeve dhe përputhjen e tyre me standardet e kërkuara.
- Përgatit dhe ndjek planin e punës në përputhje me afatet e vendosura.
- Bashkërendon aktivitetet me kontraktorë, nënkontraktorë dhe ekipet punuese.
- Informon drejtuesit e projektit për ecurinë e punimeve.
- Evidenton dhe adreson çështjet teknike që paraqiten gjatë realizimit të projektit.
- Siguron zbatimin e rregullave për sigurinë dhe shëndetin në punë.
- Harton dokumentacionin teknik dhe raportet periodike të kantierit.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi ose në një fushë të afërt.
- Përvoja në menaxhimin ose mbikëqyrjen e punimeve në kantier konsiderohet avantazh.
- Njohuri të mira mbi legjislacionin dhe standardet e ndërtimit.
- Aftësi për leximin dhe interpretimin e projekteve teknike.
- Njohuri në programe si AutoCAD, Microsoft Office dhe softuerë të tjerë inxhinierikë.
- Aftësi të mira në organizim, komunikim dhe koordinim.
- Gatishmëri për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar situata dinamike.
- Patentë drejtimi (Kategoria B) konsiderohet përparësi.
Ofrojme
- Pagë konkurruese, në varësi të eksperiencës dhe performancës.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime të vazhdueshme.
- Mjedis pune profesional dhe bashkëpunues.
- Angazhim në projekte të rëndësishme dhe sfiduese.