• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
G

Agjent/e Shitjesh për Pasuri të Paluajtshme Palase

Green Coast
Apliko
ShitjeDhërmi2 ditë më parëFull Time

Agjenti/ja i/e Shitjeve për Pasuri të Paluajtshme është përgjegjës/e për promovimin, prezantimin dhe realizimin e shitjes së apartamenteve, vilave dhe njësive të shërbimit të projekteve të ndërtimit të kompanisë. Ai/Ajo asiston klientët gjatë gjithë procesit të blerjes, nga prezantimi i projektit deri në finalizimin e kontratës, duke garantuar një përvojë profesionale, transparente dhe të kënaqshme për çdo blerës.

Detyrat

  • Promovon dhe prezanton projektet e kompanisë për klientët potencialë.
  • Këshillon klientët mbi tipologjitë e pasurive, çmimet, kushtet dhe strukturat e pagesës.
  • Organizon dhe realizon takime, prezantime dhe vizita në terren.
  • Ndjek dhe menaxhon marrëdhëniet me klientët gjatë gjithë procesit të shitjes deri në nënshkrimin e kontratës.
  • Regjistron, përditëson dhe administron të dhënat e klientëve në databazën e kompanisë.
  • Raporton periodikisht tek Përgjegjësi i Departamentit të Shitjeve mbi ecurinë e kontakteve, negociatave dhe shitjeve të realizuara.
  • Merr pjesë aktive në evente, panaire dhe fushata promovuese të organizuara nga kompania.
  • Siguron komunikim profesional dhe të vazhdueshëm me klientët ekzistues dhe potencialë.
  • Bashkëpunon ngushtë me ekipin e marketingut për përmirësimin e materialeve prezantuese dhe strategjive të shitjes.
  • Respekton politikat e kompanisë, rregullat e konfidencialitetit dhe standardet profesionale të komunikimit.

Kualifikimet

  • Diplomë Universitare (preferohet në Ekonomi, Menaxhim, ose fusha të ngjashme).
  • Eksperiencë pune 1–3 vite në shitje (përvoja në pasuri të paluajtshme përbën avantazh).
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe negocimi.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur.
  • Njohuri bazë në përdorimin e programeve kompjuterike (MS Office, CRM, etj.).
  • Njohuri të gjuhës angleze; njohja e gjuhëve të tjera të huaja përbën avantazh.
  • Orientim drejt rezultateve dhe arritjes së objektivave të shitjes.

Ofrohet:

  • Pagë konkurruese;
  • Vakti i drekës i përfshirë;
  • Trajnime profesionale dhe mbështetje e vazhdueshme nga ekipi i shitjeve;
  • Ambient pune bashkëkohor dhe mundësi reale zhvillimi në karrierë;
  • Përfshirje në projekte premium në tregun urban dhe bregdetar.