Përshkrimi
Marketing Officer është përgjegjës për koordinimin dhe implementimin e aktiviteteve të marketingut dhe komunikimit në përputhje me strategjinë dhe objektivat e kompanisë. Pozicioni mbështet promovimin e brand-it përmes materialeve kreative, komunikimit vizual dhe fushatave promocionale në kanalet digjitale dhe tradicionale.
Roli kërkon një profesionist kreativ dhe të orientuar ndaj detajeve, me eksperiencë në marketing, branding dhe dizajn grafik, si dhe aftësi të mira bashkëpunimi dhe organizimi.
Detyrat
- Mbështet zhvillimin dhe implementimin e strategjive të marketingut dhe komunikimit për Green Coast 3.
- Krijon dhe koordinon materiale promocionale dhe branding për projektin, duke përfshirë: Broshura, prezantime, billboard-e, materiale shitjeje, newsletter, përmbajtje për rrjetet sociale dhe platformat digjitale
- Bashkëpunon me ekipet e shitjeve, arkitektëve, dizajnit dhe partnerëve të jashtëm për realizimin e aktiviteteve marketing.
- Menaxhon dhe koordinon prezencën e projektit në rrjetet sociale dhe kanalet e komunikimit digjital.
- Siguron konsistencën e identitetit vizual dhe standardeve të brand-it në çdo material komunikimi.
- Mbështet organizimin e eventeve promocionale, lançimeve dhe aktiviteteve të marketingut në terren.
- Koordinon prodhimin e materialeve kreative me agjenci, furnitorë dhe partnerë mediatikë.
- Monitoron performancën e fushatave marketing dhe përgatit raporte periodike.
- Ndjek trendet e tregut në sektorin real estate, hospitality dhe luxury lifestyle.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Marketing, Komunikim, Dizajn Grafik, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 2–3 vite eksperiencë profesionale në marketing, branding ose komunikim.
- Eksperiencë në krijimin e materialeve vizuale dhe koordinimin e fushatave marketing.
- Njohuri shumë të mira në programet: Adobe Photoshop, Adobe Illustrator, Adobe InDesign, Canva ose programe të ngjashme
- Eksperiencë në menaxhimin e rrjeteve sociale dhe përmbajtjes digjitale.
- Aftësi shumë të mira organizative dhe koordinuese.
- Kreativitet, sens estetik dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe angleze.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar disa prioritete njëkohësisht.
Shënime
Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.
- Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.