Titulli i punës: Merchant Success Manager (MSM)
Përmbledhje:
- Grabit është një platformë teknologjike dhe logjistike që lidh konsumatorët me bizneset lokale në kategori si ushqim, markete, farmaci dhe retail. Në këtë rol do të mbështesni menaxhimin dhe zhvillimin e partnerëve ekzistues dhe do të ndihmoni në aktivizimin e merchantëve të rinj në platformë.
Detyrat kryesore:
- Menaxhimi i një portofoli merchantësh dhe komunikimi i rregullt me ta për të përmirësuar performancën.
- Mbështetje për rritjen e shitjeve dhe përfitimit të mundësive që ofron platforma Grabit.
- Identifikimi dhe kontaktimi i bizneseve të reja dhe aktivizimi i tyre si partnerë në platformë.
- Komunikim i vazhdueshëm (telefon, email, takime) me partnerët.
- Përdorim i të dhënave për vendimmarrje dhe fokus në arritjen e objektivave si rritja e të ardhurave dhe adoptimi i promocioneve.
Kërkesat:
- Të paktën 1 vit përvojë në shitje, account management ose role të ngjashme.
- Aftësi për të punuar me targete.
- Njohuri bazë në CRM dhe Excel.
- Aftësi të forta komunikuese dhe qasje praktike ndaj zgjidhjes së problemeve.
Kushtet:
- Kontratë 1-vjeçare me mundësi vazhdimi.
- Ambient pune fleksibël (zyrë + remote).
- Mundësi zhvillimi profesional.
- Kompania promovon një ambient pune gjithëpërfshirës dhe të barabartë.
Afati:
- Pozita është e hapur deri në plotësim.