• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Gorilla Mall

Category Manager

Gorilla Mall
Apliko
Biznes & MenaxhimFushë Kosovë2 javë më parëFull Time

Përshkrimi i Kompanisë:

Gorilla Mall është një platformë e-commerce që po transformon mënyrën e blerjeve online në Kosovë. Me theks te shpejtësia, thjeshtësia dhe besueshmëria, ajo ofron një zgjidhje moderne dhe efikase për zbulimin dhe blerjen e produkteve në një mjedis të vetëm të integruar. Përmes teknologjisë së avancuar dhe një dizajni të ndërtuar rreth nevojave të përdoruesit, platforma mundëson një përvojë të lehtë, intuitive dhe të shpejtë për konsumatorin modern. Përtej funksionit të një marketplace, Gorilla Mall synon të vendosë standarde të reja në e-commerce duke sjellë risi, përvojë më të mirë për përdoruesit dhe zhvillim të qëndrueshëm në rajon.

Përshkrimi i Pozitës:

Gorilla Mall po kërkon një Category Manager që do të ketë përgjegjësi të plotë për zhvillimin dhe ecurinë e kategorive në platformë. Kjo pozitë kërkon njohje të mira të tregut, vendimmarrje të mbështetur në analiza të të dhënave dhe një qasje praktike në krijimin e assortimenteve të produkteve që sjellin shitje konkrete.

Lokacioni: Fushë Kosovë

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Të mbajë komunikim të drejtpërdrejtë me furnitorët për negocimin e çmimeve, sasive dhe zbritjeve promocionale.
  • Të analizojë produktet dhe të bëjë planifikim sezonal, duke identifikuar produktet përkatëse përpara çdo sezoni.
  • Të identifikojë dhe të integrojë furnitorë të rinj me synim rritjen e shitjeve.
  • Të përzgjedhë produkte me potencial të lartë, përfshirë top products / best sellers.
  • Të bëjë analizë të vazhdueshme të shitjeve për të kuptuar çfarë shitet, çfarë nuk po performon mirë dhe çfarë kërkon tregu.
  • Të ndërtojë dhe menaxhojë lista promocionale (flash deals) çdo 2 javë / 15 ditë.
  • Të bashkëpunojë me ekipet e marketingut për zbatimin e fushatave dhe promocioneve.
  • Të sigurojë që oferta e kategorisë të jetë e organizuar mirë dhe e orientuar drejt konvertimeve.

Kualifikimet:

  • Përvojë në retail, e-commerce dhe menaxhim të furnizimit.
  • Mendësi e fortë analitike dhe aftësi për të punuar me të dhëna përmes Excel/Google Sheets.
  • Aftësi shumë të mira në negocim dhe komunikim.
  • Qasje proaktive dhe orientim i qartë drejt rezultateve.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Aftësi për të menaxhuar disa procese në të njëjtën kohë.