• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Go Tech Electronics

Shites/e ne Dyqan Elektroshtepiake

Go Tech Electronics
Apliko
ShitjeTiranë1 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Gotech po kërkon të punësojë Shitës/e për dyqanin e elektroshtepiakeve në Tiranë.

Misioni: Kjo pozitë ka në fokus shërbimin ndaj klientëve në njësinë e shitjes, duke dhënë sqarime dhe informacion për funksionet dhe veçoritë e produkteve. Roli kërkon ofrim shërbimi me efikasitet ndaj klientëve, si edhe kujdes për hapësirën që është në përgjegjësi të punonjësit.

Detyrat

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Të komunikojë me klientët dhe t’i shërbejë ata në përputhje me standardet e kompanisë.
  • Të arrijë objektivat mujore individuale dhe ato të grupit në shitje, duke përmbushur në mënyrë të vazhdueshme synimet e përcaktuara nga departamenti i shitjeve.
  • Të mbajë përgjegjësi për mirëmbajtjen, organizimin dhe vendosjen e produkteve në sektorin përkatës.
  • Të ketë njohuri për stokun e produkteve në sektorin e tij dhe ta monitorojë atë.
  • Të trajtojë ankesat dhe komentet e klientëve sipas standardeve të kompanisë.
  • Të ndjekë dhe të zbatojë procedurat e shitjes.
  • Të informojë klientët për çmimet e produkteve dhe mënyrat e mundshme të pagesës.
  • Të prezantojë gamën e produkteve të ofruara dhe të demonstrojë ose shpjegojë përdorimin dhe funksionimin e tyre.
  • Të këshillojë klientët për përdorimin dhe mirëmbajtjen e produktit përkatës.
  • Të komunikojë në mënyrë profesionale me klientët dhe kolegët.
  • Të sigurojë që klientët të marrin shërbim të shpejtë dhe cilësor.
  • Punëdhënësi mund t’i ngarkojë punëmarrësit edhe detyra të tjera, në varësi të nevojave të kompanisë.

Kualifikimet

Çfarë ofrojmë:

  • Orar fleksibël.
  • Mundësi për zhvillim në karrierë.
  • Trajnime të vazhdueshme.