Titulli i punës: Category Manager / Product Manager
Përshkrimi:
- Go Tech kërkon të punësojë Category Manager ose Product Manager.
- Misioni: Realizimi i blerjeve në përputhje me strategjitë e vendosura nga kompania duke koordinuar me departamentet e tjera të shitjes, marketingut, finances dhe logjistikës për kategorinë e caktuar të produkteve.
Detyrat:
- Merr detyra nga Drejtuesi i Departamentit të Blerjeve;
- Kërkon për oferta të ndryshme (në rrugë elektronike ose direkte) në bazë të detyrave të dhena nga Drejtuesi i Departamentit të Blerjeve;
- Ndjek procesin e blerjes, për kategorinë që i është caktuar deri në përfundim/magazinim në përputhje me Proceduren e Blerjeve;
- Mirëpret nga furnitorët ofertat përkatëse dhe ushtron logjikën krahasuese ofertë/cilësi/shërbim;
- Analizon me kujdes referencat e çdo furnitori të mundshëm;
- Informon Drejtuesin e Departamentit të Blerjeve për gjendjen e stokut për të gjithë rrjetin e shitjeve për kategorinë përkatëse;
- Ofertat që vijnë verifikohen nga Agjenti i Blerjeve dhe i dërgohen për miratim Drejtuesit të Departamentit të Blerjeve;
- Përgatit llogaritjet e kostove të produkteve, të çmimeve të shitjes me shumicë/pakicë dhe i dërgon tek Drejtuesi i Departamentit të Blerjeve;
- Ndjek marrëdhëniet me të tretët për kryerjen e shërbimeve të transportit dhe zhdoganimit të mallit;
- Ekzekuton blerjet dhe porositë në kohë me cilësinë më të lartë të mundshme, me çmim sa më konkurrues;
- Lokalizon furnitorët e mallrave dhe koordinon për të përcaktuar disponueshmërinë e produktit në kohën e duhur;
Kualifikimet:
- Të ketë arsimin e lartë; përben avantazh dega Ekonomik;
- Të ketë përvojë pune në të njëjtën fushë, të paktën 3 vjet;
- Njohuri të mira të gjuhëve të huaja, veçanërisht anglisht (avantazh italishtja);
- Kualifikime në fushën e menaxhimit të blerjeve.
Kërkesat e pozicionit:
- Njohuri të mira të paketës Office dhe përben avantazh njohuritë në programet financiare;
- Aftësi shumë të mira komunikuese;
- Aftësi shumë të mira analitike;
- I motivuar, i organizuar;
- Të zotërojë etikë dhe integritet.
Ofrohen:
- Kushte shumë të mira pune;
- Staff suportues;
- Transport i siguruar.
Shënime:
- Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen nga ana jonë.