KONKURS PUNE
GORENJE DEPARTMENT STORE – Prishtinë, Veternik
- Pozita: Zyrtar/e për Burime Njerëzore (HR Officer)
Në kuadër të zgjerimit të ekipit, kompania po kërkon një profesionist/e të motivuar dhe të strukturuar për pozitën Zyrtar/e për Burime Njerëzore, i/e cili/a do të ndihmojë në administrimin efikas të proceseve të HR dhe menaxhimin e dokumentacionit të stafit.
Detyrat kryesore:
- Administron kontratat e punës dhe kujdeset që ato të jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Koordinon proceset e rekrutimit, përzgjedhjes dhe integrimit të punonjësve të rinj.
- Mban evidencën e pushimeve, mungesave dhe orarit të punës.
- Përditëson dhe mirëmban databazën e punonjësve në sistemet HR.
- Harton raporte mujore dhe statistika që lidhen me stafin.
- Kryen regjistrimin, aktivizimin dhe pasivizimin e punonjësve në sistem.
- Koordinon dhe përgatit dokumentacionin e nevojshëm për procesin e pagave.
- I ofron mbështetje menaxhmentit për çështje që ndërlidhen me burimet njerëzore dhe administrimin e personelit.
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Kërkohen së paku 3 vite përvojë pune në fushën e Burimeve Njerëzore.
- Nevojitet diplomë universitare në Juridik, Ekonomi, Administrim Biznesi ose në fusha të përafërta.
- Kërkohen njohuri të mira për legjislacionin e punës dhe procedurat administrative.
- Duhet të ketë aftësi shumë të mira organizative, komunikuese dhe në menaxhimin e dokumentacionit.
- Kërkohet përdorim i avancuar i MS Office (Excel, Word, Outlook).
- Përvoja me sisteme HR dhe payroll llogaritet si përparësi.
- Njohja e gjuhës angleze konsiderohet avantazh.