
Kompania Globe e ka nisur veprimtarinë e saj në tregtimin e pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike që nga viti 2002, me showroom-in e parë “Electrolux” në Tiranë. Me një zhvillim të vazhdueshëm, kompania është forcuar gradualisht dhe sot renditet ndër bizneset udhëheqëse në vend.
Në Globe vlerësohet zgjerimi i biznesit përmes zhvillimit të stafit, me synimin që secili të ketë mundësinë të kontribuojë në suksesin e përbashkët. Kompania krijon hapësira që profesionistët të dallohen brenda një ekipi me talente, ide, këndvështrime dhe përvoja të ndryshme.
Pozicioni i lirë është Transportues për servisin, Mëzes.