Përshkrimi
Kompania Globe e ka nisur veprimtarinë e saj në tregtimin e pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike në vitin 2002, me showroom-in e parë “Electrolux” në Tiranë. Me zhvillim të vazhdueshëm, kompania është pozicionuar si një nga ndërmarrjet udhëheqëse në vend. Në Globe vlerësohet zgjerimi i biznesit përmes zhvillimit të burimeve njerëzore, duke krijuar hapësirë që secili të bëhet pjesë e arritjeve të përbashkëta. Kompania ofron mundësi për t’u dalluar brenda një ekipi me talente, ide, këndvështrime dhe përvoja të ndryshme.
Pozicioni Vakant: Specialist/e Statistikash dhe Analizash
Përshkrimi i Pozicionit
Ky rol merret me grumbullimin, përpunimin, analizimin dhe interpretimin e të dhënave statistikore dhe operacionale, duke i shoqëruar ato me përfundime dhe rekomandime konkrete për përmirësim. Fokusi kryesor është te shitjet, performanca, KPI-të, kategoritë e produkteve, dyqanet dhe proceset e biznesit. Pozicioni kërkon një profil shumë analitik, të mirëorganizuar, të përqendruar te detajet dhe me aftësi të forta për të administruar sasi të mëdha informacioni, për të ndërtuar mekanizma kontrolli dhe për të ndihmuar në automatizimin dhe optimizimin e proceseve të raportimit.
Detyrat
- Përgatitja e raporteve
- Mbledh, përpunon dhe analizon të dhëna që lidhen me shitjet, produktet, klientët, furnitorët dhe performancën e stafit.
- Harton raporte statistikore dhe analitike periodike për menaxhmentin.
- Ndërtimi i raporteve të reja dhe përmirësimi i atyre ekzistuese
- Analizon raportet aktuale dhe sugjeron mënyra për optimizim dhe automatizim.
- Kontribuon në krijimin e raporteve të reja sipas kërkesave të menaxhimit dhe departamenteve.
- Analiza dhe mbështetje për vendimmarrje
- Zhvillon analiza periodike dhe jo periodike në përputhje me nevojat e biznesit.
- Jep interpretime dhe rekomandime që synojnë përmirësimin e rezultateve.
- Sistemet informatike dhe optimizimi i proceseve
- Mirëmban dhe kupton në thellësi databazat dhe query-t ekzistuese.
- Përdor njohuritë në SQL / Query për nxjerrjen dhe përpunimin e të dhënave.
- Përfshihet në projekte zhvillimi si Power BI, automatizime dhe sisteme të reja raportimi.
Kualifikimet
Arsimi
Kërkohet diplomë universitare në Statistike, Informatike Ekonomike, Finance, Kontabilitet, Ekonomiks ose në fusha të përafërta.
Eksperienca
Përvoja në analiza statistikore, raportim dhe përpunim të të dhënave konsiderohet një avantazh i rëndësishëm.
Edhe kandidatët me përvojë të kufizuar ose deri në 2 vite mund të vlerësohen në nivel Junior, me mundësi avancimi drejt pozicionit Specialist në varësi të performancës.
Programe
- Kërkohen njohuri shumë të mira në Microsoft Office.
- Nevojitet nivel shumë i mirë në Excel, përfshirë Pivot Tables, Power Query dhe formula të avancuara.
- Duhet të ketë njohuri në SQL / Query për nxjerrje dhe përpunim të të dhënave.
- Përvoja me Power BI përbën avantazh të rëndësishëm.
Gjuhë të huaja
Kërkohet njohuri e mirë e Gjuhës Angleze.
Aftësitë e kërkuara
- Aftësi shumë të forta analitike dhe mendim kritik.
- Qasje e orientuar drejt zgjidhjes së problemeve dhe ofrimit të rekomandimeve konkrete.
- Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhim i prioriteteve.
- Administrim i mirë i kohës dhe respektim i afateve.
- Vëmendje e lartë ndaj detajeve, saktësisë dhe koncizitetit.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur me nivel të lartë përgjegjësie.
- Fleksibilitet dhe përshtatshmëri ndaj kërkesave dinamike të biznesit.
- Komunikim profesional dhe bashkëpunim ndërdepartamental.
- Integritet dhe përgjegjësi profesionale.