Specialist/e Shitje, Globe Sarande
Përshkrimi:
Specialist/e Shitje përgjigjet për menaxhimin e procesit të shitjeve direkte dhe për gjenerimin e klientëve të rinj. Pozita përfshin orientimin e klientëve drejt produkteve të dëshiruara, zhvillimin e zgjidhjeve të personalizuara dhe mirëmbajtjen e sektorit të punës. Puna kërkon komunikim të mirë, aftësi për punë në grup dhe gatishmëri për punë me turne.
Detyrat:
- Menaxhon proçesin e shitjeve direkte dhe punon maksimalisht për gjenerimin e klienteve të rinj.
- Njeh në mënyrë të shkëlqyer të gjitha specifikat e produkteve të sektorit ku shërben.
- Zhvillon zgjidhje të personalizuara për klientë të ndryshëm.
- Pret klientet duke i drejtuar dhe orientuar drejt produkteve të dëshiruara.
- Mirëmban sektorin e punës.
Kualifikimet:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
- Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhes Angleze (njohja e një gjuhe tjetër përpos gjuhës angleze përbën avantazh).
- Eksperiencë në një kompani të ngjashme.
- Person energjik, me iniciativë dhe këmbëngulës.
- Të ketë njohuri në përdorimin e programeve bazë kompjuterike.
- Të ketë aftësi për të punuar në Grup.
- Të jetë i disponueshëm për të punuar me turne.
Dokumentet e kërkuara: