Specialist/e Finance (Junior)
Përshkrimi:
- Kompania Globe nisi aktivitetin në fushën e tregtimit të pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike në vitin 2002, me showroom-in e parë “Electrolux’’ në Tiranë. Hap pas hapi, ajo u konsolidua duke arritur të jetë një nga kompanitë lider në vend.
- Në Globe ne jemi të përkushtuar për rritjen e biznesit tonë, duke zhvilluar burimet tona njerëzore, për ti dhënë të gjithëve mundësinë të jenë pjesë e përbashkët e suksesit tonë. Ne ofrojmë mundësi që të shkëlqeni në një ekip të pasur me talente, ide, pikëpamje dhe eksperienca.
Detyrat:
- Kontrolli i faturave të shitjes në të gjithë elementet
- Kontrolli i lëvizjes së produkteve për çdo magazinë
- Ndjekia e problematikave ditore që mund të lindin nga pikat e shitjes
- Kontrolli i faturave të shitjes në self care
- Rakordim i kartelës së klientëve
- Rakordim i kartelës së artikujve
Kualifikimet:
- Të ketë përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik (preferohet diplomë universitare në profilin Financë dhe Kontabilitet)
- Të ketë mbi 1 vit eksperiencë pune në departament finance
- Të ketë njohuri shumë të mira të programeve të paketës Microsoft Office si dhe të programit FINANCA 5
- Të ketë aftësi të mira ndërpersonale, komunikimi dhe zhvillimi personal
- Të karakterizohet nga ndershmëria, integriteti, konfidencialiteti dhe korrektësia
- Të jetë i aftë të punojë në grup
Dokumentet e kërkuara:
Mirepresim çdo kandidat që plotëson kriteret e mësipërme. Globe nxit zhvillimin e karrierave dhe promovon talentet!