Përshkrimi:
Kompania Globe nisi aktivitetin në fushën e tregtimit të pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike në vitin 2002. Në Globe ne jemi të përkushtuar për rritjen e biznesit tonë, duke zhvilluar burimet tona njerëzore, për t'i dhënë të gjithëve mundësinë të jenë pjesë e përbashkët e suksesit tonë. Ne ofrojmë mundësi që të shkëlqeni në një ekip të pasur me talente, ide, pikëpamje dhe eksperienca.
Pozicioni Vakant: Specialist Shitje (Elektronike), Tiranë
Detyrat:
- Menaxhon proçesin e shitjeve direkte dhe punon maksimalisht për gjenerimin e klienteve të rinj.
- Njeh në mënyrë të shkëlqyer të gjitha specifikat e produkteve të sektorit ku shërben.
- Zhvillon zgjidhje të personalizuara për klientë të ndryshëm.
- Pret klientet duke i drejtuar dhe orientuar drejt produkteve të dëshiruara.
- Mirëmban sektorin e punës.
Kualifikimet:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
- Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhes Angleze (njohja e një gjuhe tjetër përpos gjuhës angleze përbën avantazh).
- Eksperiencë në një kompani të ngjashme.
- Person energjik, me iniciativë dhe këmbëngulës.
- Të ketë njohuri në përdorimin e programeve bazë kompjuterike.
- Të ketë aftësi për të punuar në grup.
- Të jetë i disponueshëm për të punuar me turne.
Dokumentet e kërkuara:
Mirëpresim çdo kandidat që plotëson kriteret e mësipërme. Globe nxit zhvillimin e karrierave dhe promovon talentet!