Specialist Campaign & Trade
Përshkrimi:
Kompania Globe nisi aktivitetin në fushën e tregtimit të pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike në vitin 2002 në Tiranë. Në Globe, jemi të përkushtuar për rritjen e biznesit tonë, duke zhvilluar burimet njerëzore, për ti dhënë të gjithëve mundësinë të jenë pjesë e përbashkët e suksesit tonë. Ne ofrojmë mundësi që të shkëlqeni në një ekip të pasur me talente, ide, pikëpamje dhe eksperienca.
Detyrat:
- Përgjegjës për planifikimin, koordinimin dhe zbatimin e fushatave promocionale dhe aktiviteteve trade marketing.
- Menaxhon përgatitjen e ofertave dhe çmimeve, komunikimin me rrjetin e dyqaneve.
- Menaxhon organizimin e eventeve instore.
- Merret me realizimin e materialeve promocionale.
- Ndjek bashkëpunimet me partnerë dhe furnitorë.
- Ndjek raportimet financiare dhe dokumentacionin për partnerët e marketingut.
Kualifikimet:
- Bachelor në Marketing, Komunikim, Biznes ose fusha të ngjashme.
- Të paktën 1-2 vite eksperiencë në atë profil ose role të ngjashme.
- Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhim prioritetesh.
- Komunikim i mirë dhe koordinim me ekipe të ndryshme.
- Njohuri në marketing, trade marketing dhe organizim fushatash.
- Aftësi analitike dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Njohuri të mira në Excel dhe raportime.
- Aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht.
- Kreativitet dhe orientim drejt zgjidhjes së problematikave.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Preferohen njohuri bazë në prodhim ose koordinim materialesh promocional.
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
- Globe nxit zhvillimin e Karrierave dhe promovon Talentet !