• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Globe Shops shpk

Shites Globe Durres

Globe Shops shpk
Apliko
ShitjeDurrës1 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Kompania Globe e ka nisur veprimtarinë e saj në tregtimin e pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike që prej vitit 2002, me showroom-in e parë “Electrolux” në Tiranë.

Në Globe, fokusi është te zgjerimi i vazhdueshëm i biznesit përmes zhvillimit të burimeve njerëzore, duke krijuar mundësi që secili të kontribuojë në suksesin e përbashkët. Kompania ofron një mjedis ku mund të spikasin talentet, idetë, këndvështrimet dhe përvojat e ndryshme.

Pozicioni i hapur: Shites, Globe Durres

Detyrat

  • Administron procesin e shitjeve direkte dhe angazhohet në maksimum për të sjellë klientë të rinj.
  • Zotëron njohuri shumë të mira mbi të gjitha karakteristikat e produkteve në sektorin ku ofron shërbim.
  • Harton zgjidhje të përshtatura sipas nevojave të klientëve të ndryshëm.
  • Mirëpret klientët, i udhëzon dhe i orienton drejt produkteve që kërkojnë.
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e sektorit ku punon.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar studimet e larta.
  • Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze; njohja e një gjuhe tjetër, përveç Anglishtes, konsiderohet përparësi.
  • Të ketë përvojë pune në një kompani të ngjashme.
  • Të jetë person energjik, me iniciativë dhe këmbëngulës.
  • Të ketë njohuri në përdorimin e programeve bazë kompjuterike.
  • Të ketë aftësi për punë në grup.
  • Të jetë i gatshëm të punojë me turne.