Përshkrimi
Kompania Globe e ka nisur veprimtarinë e saj në tregtimin e pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike në vitin 2002, me showroom-in e parë "Electrolux" në Tiranë. Kompania synon zgjerimin e vazhdueshëm të biznesit duke investuar në zhvillimin e stafit dhe duke u krijuar mundësi punonjësve të bëhen pjesë e suksesit të përbashkët. Ambienti i punës ofron hapësirë për të spikatur në një ekip me talente, ide, këndvështrime dhe përvoja të ndryshme.
Pozicioni Vakant: Operatore Kase, Globe Ring
Detyrat
- Hedhja e të dhënave të klientëve në sistem.
- Regjistrimi i shitjeve dhe i arkëtimeve përkatëse.
- Plotësimi dhe verifikimi i dokumentacionit të magazinës për hyrje dhe dalje.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë, me preferencë Fakultetin e Ekonomisë.
- Të zotërojë njohuri për përdorimin e programit Financa 5.
- Të ketë njohuri në përdorimin e programeve bazë kompjuterike.
- Të ketë përvojë në një pozicion të ngjashëm.
- Të posedojë aftësi shumë të mira komunikimi.
- Të jetë e përgjegjshme dhe korrekte në punë.
- Të jetë e gatshme të punojë me turne.