Përshkrimi
Kompania Globe nisi aktivitetin në fushën e tregtimit të pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike në vitin 2002, me shoëroom-in e parë "Electrolux'' në Tiranë. Në Globe ne jemi të përkushtuar për rritjen e biznesit tonë, duke zhvilluar burimet tona njerëzore, për ti dhënë të gjithëve mundësinë të jenë pjesë e përbashkët e suksesit tonë. Ne ofrojmë mundësi që të shkëlqeni në një ekip të pasur me talente, ide, pikëpamje dhe eksperienca.
Pozicioni Vakant: Operatore Kase, Globe Liqeni
Detyrat
- Regjistrimi i klienteve në sistem.
- Regjistrimi i Shitjeve dhe Arkëtimeve.
- Plotësimi dhe kontrolli i Dokumentacionit të magazinës (hyrje/dalje).
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë preferohet Fakulteti i Ekonomisë.
- Të ketë njohuri në përdorimin e programit Financa 5.
- Të ketë njohuri në përdorimin e programeve bazë kompjuterike.
- Eksperiencë në një punë të ngjashme.
- Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi.
- Të jetë person i përgjegjshëm dhe korrekt.
- Disponueshmeria per te punuar me turne.