• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Globe Shops shpk

Operatore e Kujdesit ndaj Klientit (Mezes)

Globe Shops shpk
Apliko
Sherbim ndaj KlientitTiranë3 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Kompania Globe e ka nisur veprimtarinë në tregtimin e pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike në vitin 2002, duke hapur showroom-in e saj të parë “Electrolux” në Tiranë. Me zhvillim të vazhdueshëm, kompania është forcuar në treg dhe sot renditet ndër bizneset udhëheqëse në vend.

Në Globe vlerësohet zgjerimi i biznesit paralelisht me zhvillimin e stafit, me synimin që secili të ketë mundësi të kontribuojë në arritjet e përbashkëta. Mjedisi i punës ofron hapësirë për të spikatur në një ekip me talente, ide, këndvështrime dhe përvoja të ndryshme.

Pozicioni i hapur është Operatore e Kujdesit ndaj Klientit, në servis, në Mezes.

Detyrat

  • Hedhja dhe plotësimi i ID-ve të klientëve në sistemin e servisit Globe
  • Regjistrimi i faturave
  • Koordinimi i marrëdhënieve me teknikët dhe transportuesit, si edhe ndjekja e angazhimeve të tyre të përditshme
  • Mirëpritja dhe asistimi i klientëve

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë
  • Të jetë e aftë të punojë në grup
  • Të zotërojë mirë gjuhën angleze; njohja e një gjuhe tjetër, përveç anglishtes, përbën përparësi
  • Të ketë përvojë në një kompani të ngjashme
  • Të jetë person energjik, me iniciativë dhe me ndjenjë përgjegjësie
  • Të ketë njohuri në përdorimin e programeve bazë kompjuterike