Përshkrimi
Kompania Globe e ka nisur veprimtarinë e saj në tregtimin e pajisjeve elektroshtëpiake dhe produkteve elektronike në vitin 2002 në Tiranë. Me një zhvillim të qëndrueshëm ndër vite, ajo është pozicionuar si një nga kompanitë udhëheqëse në vend.
Në Globe, fokusi është te zgjerimi i vazhdueshëm i biznesit dhe te zhvillimi i burimeve njerëzore, me synimin që secili të ketë mundësinë të kontribuojë në suksesin e përbashkët. Kompania ofron një mjedis ku mund të dalloheni, duke punuar në një ekip me talente, ide, këndvështrime dhe përvoja të ndryshme.
Pozita e hapur është Menaxher/e Produkti.
Detyrat
- Ruajtja dhe forcimi i marrëdhënieve me furnitorët.
- Identifikimi i furnitorëve të rinj dhe i produkteve të reja për të zgjeruar gamën ekzistuese të produkteve.
- Kryerja e një analize të detajuar të tregut.
- Mbikëqyrja në mënyrë të vazhdueshme e dyqaneve Globe për mënyrën e vendosjes dhe paraqitjes së produkteve në vitrina dhe në hapësira të tjera.
- Ndjekja e të gjithë procesit të blerjes.
- Angazhim i drejtpërdrejtë në aktivitetet e marketingut.
- Hartimi i raporteve mbi performancën dhe ecurinë e produkteve.
- Organizimi i trajnimeve të vazhdueshme me stafin e shitjeve për artikujt e rinj dhe ata ekzistues.
Kualifikimet
Kriteret:
- Të ketë përfunduar studimet e larta, me përparësi në Menaxhim ose Marketing.
- Të zotërojë në nivel shumë të mirë gjuhën Angleze, si në të folur ashtu edhe në të shkruar.
- Të ketë jo më pak se 3 Vjet përvojë në të njëjtin pozicion në një kompani të ngjashme.
- Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e Excel.
- Të jetë i gatshëm të udhëtojë brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Aftësitë:
- Aftësi kërkimore.
- Aftësi analitike.
- Fleksibilitet.
- Aftësi komunikimi.
- Aftësi prezantimi.
- Aftësi në hartimin e raporteve.
- Aftësi për menaxhimin e kohës.