Përshkrimi
Kompania Globe e ka nisur veprimtarinë e saj në tregtimin e pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike që prej vitit 2002, kur hapi showroom-in e parë “Electrolux” në Tiranë.
Në Globe, fokusi është te zgjerimi i vazhdueshëm i biznesit përmes zhvillimit të burimeve njerëzore, me synimin që secili të ketë mundësi të bëhet pjesë e arritjeve të përbashkëta. Kompania krijon hapësira që profesionistët të dallohen brenda një ekipi me talente, ide, këndvështrime dhe përvoja të ndryshme.
Pozicioni i hapur është Menaxher/e Dyqani Globe Kavajë.
Detyrat
- Të drejtojë përditë funksionimin e dyqanit dhe të mbajë përgjegjësi të plotë për ecurinë e të gjitha proceseve, në përputhje me politikat dhe standardet e përcaktuara nga Kompania.
- Të angazhohet vazhdimisht në rritjen e shitjeve dhe në maksimizimin e fitimit, duke përmbushur targetin e miratuar nga Shoqëria.
- Të mbajë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për realizimin e objektivave të dyqanit, përmes menaxhimit dhe motivimit të stafit, me qëllim rritjen e shitjeve ditore dhe përmirësimin e efikasitetit në punë.
- Të sigurojë realizimin e të gjitha detyrave që lidhen me planifikimin, organizimin, zbatimin dhe monitorimin e objektivave mujore, javore dhe ditore për punonjësit që ka në varësi.
- Të përcaktojë përparësitë dhe të evidentojë e zgjidhë çështjet urgjente që ndikojnë në mbarëvajtjen e dyqanit.
- Të garantojë që stafi të jetë i trajnuar dhe i përgatitur për të kryer të gjitha proceset e nevojshme gjatë ditës së punës.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë; preferohet fusha Menaxhim Biznesi.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze; njohja e një gjuhe tjetër, përveç anglishtes, konsiderohet avantazh.
- Të ketë të paktën 2 vite përvojë në Menaxhim.
- Të disponojë aftësi organizative.
- Të jetë person energjik, me iniciativë, këmbëngulës dhe i vetëmotivuar.
- Të ketë njohuri në përdorimin e programeve bazë kompjuterike.
- Të ketë aftësi për të punuar në grup.
Paketa e Përfitimeve
- Pagë konkurruese, në varësi të përvojës dhe performancës.
- Bonuse mujore, 3 mujore dhe vjetore, të lidhura me arritjen e objektivave.
- Orar fiks, me fleksibilitet në organizimin ditor.
- Kontratë pune afatgjatë dhe mundësi për zhvillim profesional.
- Mundësi për avancim në karrierë brenda kompanisë.
- Trajnime të vazhdueshme dhe mbështetje për zhvillimin e aftësive menaxheriale dhe të lidershipit.
- Zbritje të konsiderueshme për punonjësit në të gjitha kategoritë e produkteve të dyqanit.
- Ambient pune dinamik dhe bashkëpunues në një kompani me reputacion.