Specialist i blerjes dhe kontrollit të inventarit
Përshkrimi:
- Global Net është një kompani e krijuar që prej vitit 2010 që realizon dizenjim, projektim dhe zbatim në shitjen me shumicë dhe pakicë të sistemeve dhe produkteve në fushat e kamerave të sigurisë, aksesit të kontrollit, telekomunikacionit, sistemeve të sigurisë, sistemeve nurse-call, sistemeve të konferencave dhe automatizimit për objekte si qendra biznesi, qendra tregtare, aeroporte, institucione shtetërore, spitale, fabrika, vila rezidenciale etj.
- Ky pozicion ka rol kyç në menaxhimin e furnizimeve, kontrollin e stokut dhe koordinimin e proceseve të blerjes në përputhje me nevojat e projekteve.
Detyrat:
- Menaxhimi dhe kontrolli i inventarit në mënyrë të vazhdueshme
- Koordinimi i blerjeve sipas projekteve dhe nevojave operative
- Komunikimi me furnitorët për marrjen e ofertave dhe negocimi i kushteve
- Monitorimi dhe raportimi i çmimeve të blerjeve
- Ndjekja e faturimit të situacioneve në fund të projekteve, në bashkëpunim me inxhinierët
- Rakordimi i situatave financiare me furnitorët
- Raportimi periodik dhe zgjidhja e problematikave në bashkëpunim me drejtuesin
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Ekonomi, Inxhinieri ose fusha të ngjashme
- Minimumi 2 vite eksperiencë në një pozicion të ngjashëm
- Njohuri të mira të programeve financiare (preferohet Financa 5)
- Aftësi të mira analitike, organizative dhe komunikuese
- Njohuri të mira të gjuhës angleze (preferohet niveli B2)
- Leje drejtimi automjeti, kategoria B
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
Adresa: Rruga Dytesore TR-DR, Km 1. Qendra Biznesit Pajton Center, Kati 4-te