Përshkrimi
Specialist i Burimeve Njerëzore
Gjonaj Holdings Group
Detyrat
- Mbështet Departamentin e Burimeve Njerëzore në proceset e rekrutimit dhe selektimit të kandidatëve.
- Koordinon intervistat dhe asiston në proceset e onboarding-ut.
- Përgatit dhe mirëmban dokumentacionin dhe dosjet e punonjësve.
- Asiston në përgatitjen e kontratave të punës, vërtetimeve dhe proceseve administrative të HR.
- Ndjek lejet e punonjësve dhe mirëmban databazat dhe raportet e HR.
- Mbështet koordinimin e trajnimeve dhe aktiviteteve të tjera të departamentit HR.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar ose të jetë në vitin e fundit të studimeve në Ekonomi, Administrim Biznesi, Burime Njerëzore ose fusha të ngjashme.
- Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi.
- Të jetë i/e aftë të punojë me korrektësi dhe brenda afateve.
- Eksperienca e mëparshme në HR ose administratë përbën avantazh.
Ne Ofrojmë:
- Ambient pune profesional dhe dinamik.
- Mundësi zhvillimi dhe rritjeje në karrierë.
- Trajnime dhe mundësi të vazhdueshme zhvillimi profesional.
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.