Përshkrimi
Qëllimi i Pozicionit:
Gjonaj Holdings Group kërkon një Graphic Designer kreativ dhe të motivuar për të mbështetur nevojat vizuale dhe komunikimin grafik të kompanive të grupit, në platforma digitale dhe materiale promocionale.
Detyrat
- Krijon materiale grafike për rrjete sociale, prezantime, evente dhe komunikime të brendshme.
- Përgatit dizajne për bannera, postera, broshura dhe materiale marketingu.
- Bashkëpunon me departamentet e Marketingut dhe HR për realizimin e fushatave promocionale dhe employer branding.
- Kujdeset për ruajtjen e identitetit vizual të kompanisë në çdo material.
- Realizon editime bazike foto/video sipas nevojave të kompanisë.
- Menaxhon dhe organizon arkivën e materialeve grafike.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet në Graphic Design, Multimedia ose fusha të ngjashme.
- Të ketë njohuri shumë të mira të Adobe Photoshop, Illustrator, Canva ose programeve të ngjashme.
- Kreativitet, sens estetik dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhimi të afateve.
- Të ketë aftësi bashkëpunimi dhe komunikimi në grup.
- Eksperienca e mëparshme përbën avantazh.
Ne Ofrojmë:
- Ambient pune kreativ dhe dinamik.
- Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë.
- Përfshirje në projekte të ndryshme të kompanive të grupit.
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.