Përshkrimi
Gjonaj Holdings Group është në kërkim të një Graphic Designer krijues dhe të angazhuar, i cili do të kontribuojë në nevojat vizuale dhe komunikimin grafik të kompanive të grupit në kanale digjitale dhe në materiale promocionale.
Detyrat
- Harton materiale vizuale për rrjetet sociale, prezantime, aktivitete dhe komunikim të brendshëm.
- Përpunon dizajne për bannera, postera, broshura dhe materiale të tjera të marketingut.
- Punon ngushtë me ekipet e Marketingut dhe HR për zbatimin e fushatave promocionale dhe employer branding.
- Siguron që identiteti vizual i kompanisë të ruhet në çdo material të përgatitur.
- Kryen përpunime bazike të fotografive dhe videove sipas kërkesave të kompanisë.
- Mban dhe sistemon arkivën e materialeve grafike.
Kualifikimet
- Të ketë kryer studimet në Graphic Design, Multimedia ose në fusha të afërta.
- Të zotërojë njohuri shumë të mira në Adobe Photoshop, Illustrator, Canva ose programe të ngjashme.
- Të shfaqë kreativitet, ndjeshmëri estetike dhe kujdes ndaj hollësive.
- Të ketë aftësi të forta organizative dhe menaxhim të mirë të afateve.
- Të punojë mirë në ekip dhe të komunikojë në mënyrë efektive.
- Përvoja e mëparshme konsiderohet përparësi.
Ne Ofrojmë
- Një mjedis pune krijues dhe energjik.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
- Angazhim në projekte të ndryshme të kompanive që bëjnë pjesë në grup.