• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Gjoka Konstruksion Sh.A

Inxhinier Ndërtimi në kantier

Gjoka Konstruksion Sh.A
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriTiranë2 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Inxhinieri i ndërtimit në kantier drejton dhe kontrollon zhvillimin e përditshëm të punimeve në terren, duke shërbyer si lidhja kryesore mes ekipit të projektimit, zyrës qendrore të kompanisë dhe zbatuesve të punimeve.

Ky rol garanton që punimet infrastrukturore, përfshirë rrugët, ujësjellsat, kanalizimet, kullimet/drenazhimet dhe shërbimet, të realizohen sipas kërkesave të projektit. Po ashtu, ai mbikëqyr standardet e cilësisë dhe ndërhyn me shpejtësi për të adresuar çdo çështje teknike që shfaqet në kantier.

Detyrat

Përgjegjësitë Kryesore

  • Mbikëqyr punimet në kantier duke ndjekur aktivitetet ditore në terren, me qëllim që zbatimi të jetë në përputhje me vizatimet civile dhe arkitekturore të aprovuara.
  • Kryen planifikimin dhe matjet, ose organizon realizimin e tyre me pajisjet e nevojshme si stacione totale, GPS/GNSS dhe mjete të ngjashme, për të përcaktuar pikat referente, nivelet dhe kufijtë e ndërtimit.
  • Kujdeset për sigurimin e cilësisë përmes inspektimeve të rregullta të materialeve, punimeve të dherave, themeleve dhe elementeve të betonit, në mënyrë që ato të jenë sipas standardeve të industrisë së ndërtimit.
  • Identifikon dhe trajton problemet teknike të paparashikuara, si dhe mospërputhjet që mund të dalin gjatë zbatimit të projektit në terren.
  • Menaxhon burimet duke bashkëpunuar me kontraktorë, nënkontraktorë dhe furnitorë, për të shmangur vonesa dhe për të siguruar furnizimin në kohë me materiale.
  • Zbaton kërkesat për shëndetin, sigurinë në punë dhe ruajtjen e mjedisit (HSE), për të garantuar një ambient pune të sigurt.
  • Administron dokumentacionin e kantierit duke ndjekur ecurinë e punimeve sipas projektit, duke mbajtur ditarët përkatës në mënyrë të detajuar, duke përgatitur proces-verbalet, librezat e masave, aktet e piketimit dhe çdo dokument tjetër të kërkuar nga aktet ligjore dhe nënligjore për punimet e ndërtimit. Gjithashtu përgatit raportime të rregullta për kostot, punën dhe materialet.

Kualifikimet

Kualifikimet dhe Aftësitë Kryesore

  • Të ketë Diplomë Bachelor në Inxhinieri Ndertimi ose në një fushë tjetër të përafërt.
  • Të ketë së paku 5 vjet përvojë progresive në punime infrastrukturore rrugore/hekurudhore, furnizim me uje, kanalizime dhe fusha të ngjashme, të dëshmuar përmes zbatimit të punimeve sipas projekteve përkatëse.
  • Të zotërojë njohuri të mira teknike në softuerë të projektimit të asistuar nga kompjuteri, si AutoCAD dhe MS office, si edhe njohuri bazë në Civile 3D dhe në instrumentet bazë të matjes.
  • Të ketë kuptim të thelluar për metodat e ndërtimit, sistemet e vlerësimit, menaxhimin e ujërave të shiut dhe parimet strukturore.
  • Të ketë aftësi të kënaqshme ose shumë të mira në udhëheqje, organizim të kohës dhe zgjidhje konfliktesh për drejtimin e ekipeve në kantjer, si dhe aftësi bashkëpunimi me palët e interesuara.