Përshkrimi
Gjoka Konstruksion sh.a po kërkon një Arkitekt kreativ dhe të aftë, i cili do të marrë pjesë në projektimin dhe zhvillimin e llojeve të ndryshme të objekteve ndërtimore, përfshirë ndërtesa banimi, hapësira komerciale, objekte shërbimi dhe struktura hoteliere.
Profili i përshtatshëm për këtë rol duhet të karakterizohet nga përkushtimi, komunikimi i mirë dhe njohuri të avancuara në programet përkatëse të projektimit.
Detyrat
- Përgatitja e projekteve arkitektonike duke nisur nga koncepti fillestar e deri te realizimi përfundimtar.
- Njohja e mirë e standardeve të projektimit për kategori të ndryshme, si banim, komplekse me objekte rezidenciale dhe hoteleri.
- Koordinimi me inxhinierë dhe klientë për të garantuar plotësimin e kërkesave teknike dhe anës estetike.
- Përdorimi i programeve si AutoCAD, Revit, SketchUp, 3ds Max dhe softuerëve të tjerë të dizajnit.
- Mbikëqyrja e zbatimit të projekteve në terren, kur kjo kërkohet.
- Zotërimi shumë i mirë i ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, si për projekt-zbatimin ashtu edhe për përgatitjen e dokumentacionit Teknik.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Arkitekturë.
- Aftësi për të punuar si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në ekip.
- Shkathtësi në menaxhimin e projekteve dhe respektimin e afateve.