Mundësi praktike në laboratorin gjeoteknik
Praktikant / Inxhinier i Ri i Ndërtimtarisë
Geokos A&A po kërkon një inxhinier të ri të ndërtimtarisë, ose student të vitit të fundit, për t’u trajnuar në laboratorin tonë gjeoteknik.
Pozicioni është për dikë që dëshiron të mësojë punë praktike, të bëhet i saktë në testime laboratorike dhe të zhvillohet gradualisht në fushën e gjeoteknikës.
Përvoja paraprake nuk është kusht. Më shumë rëndësi ka karakteri: të jetë korrekt, i qetë, i kujdesshëm, i besueshëm dhe i gatshëm të mësojë me përgjegjësi.
Çfarë do të mësojë dhe punojë:
- Përgatitjen e mostrave për testime laboratorike
- Prova të shtypjes njëaksiale / UC
- Prova të prerjes direkte / Direct Shear
- Prova të konsolidimit / Oedometer
- Matje, shënime dhe kontroll bazik të rezultateve
- Plotësimin e fletëve laboratorike dhe punë bazike në Excel
- Mbajtjen e rregullit, pastërtisë dhe dokumentimit në laborator
Çfarë kërkojmë:
- Të jetë inxhinier i ndërtimtarisë ose student i vitit të fundit
- Të ketë interes për gjeoteknikë dhe mekanikë të dherave
- Të jetë i kujdesshëm në matje dhe dokumentim
- Të ketë njohuri bazike në Excel
- Të jetë i disiplinuar, korrekt dhe i përgjegjshëm
- Të jetë i gatshëm të ndjekë procedura laboratorike dhe udhëzime teknike
Ky pozicion është i përshtatshëm për një kandidat që nuk kërkon vetëm një praktikë formale, por dëshiron të mësojë një punë konkrete dhe të ndërtojë bazë të fortë profesionale në gjeoteknikë.