
Genesis Marketing kërkon Promotere/Shitëse për Projektin Direct Sales (13) në Prishtinë.
Ky projekt ofron një mundësi të shkëlqyer për të punuar në fushën e shitjeve direkte në një mjedis profesional dhe të orientuar drejt rezultateve. Roli kërkon aftësi të forta komunikimi, prezentimi dhe ndërtimi të marrëdhënieve me klientët.
Orari i punës është fleksibil me dy turne të disponueshme — paradite dhe mbasdite. Nëse je e motivuar, profesionale dhe e apasionuar pas shitjeve, ky është vendi i duhur për ty.