• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
General Management & Consulting In Albania - GMCA SHPK

Teknik Mirëmbajtjeje

General Management & Consulting In Albania - GMCA SHPK
Apliko
Pastrim & MirembajtjeTiranë6 ditë më parëFull Time

GMCA Group po zgjeron ekipin e saj dhe shpall vakant pozicionin Teknik Mirëmbajtjeje për Objekte.

Rreth GMCA Group

GMCA Group është një kompani lider në fushën e mirëmbajtjes teknike në Shqipëri, me eksperiencë në menaxhimin dhe mirëmbajtjen e qendrave tregtare, ndërtesave të biznesit, hoteleve, rezidencave dhe objekteve të tjera multifunksionale. Kompania vazhdon të zgjerojë aktivitetin e saj dhe të investojë në zhvillimin profesional të stafit.

Detyrat Kryesore

  • Kryerja e kontrolleve periodike të sistemeve teknike.
  • Mirëmbajtja dhe riparimi i sistemeve elektrike, elektronike dhe elektromekanike.
  • Identifikimi dhe raportimi i defekteve teknike.
  • Zbatimi i planeve të mirëmbajtjes parandaluese.
  • Bashkëpunimi me ekipin teknik për zgjidhjen e problematikave në objekte.

Kualifikimet e Kërkuara

  • Arsim i mesëm profesional në profilin Elektrik, Elektronik ose fusha të ngjashme.
  • Eksperienca në mirëmbajtje teknike përbën avantazh.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të zgjidhur probleme teknike.
  • Leje drejtimi kategoria B përbën avantazh.

Çfarë Ofrojmë

  • Punësim afatgjatë në një kompani në rritje.
  • Trajnime dhe zhvillim profesional.
  • Mundësi avancimi në karrierë.
  • Ambient profesional dhe ekip mbështetës.

GMCA Group – Maintain Your Progress.