Titulli: Shef Salle - Restaurant ABA 21
Përshkrimi:
- Shefi i sallës është përgjegjës për koordinimin dhe mbikëqyrjen e operacioneve të sallës së restorantit, duke siguruar një shërbim superior dhe eksperiencë të mirë për klientët.
- Roli përfshin menaxhimin e ankesave, trajnimet e stafit dhe planifikimin e nevojave për furnizime dhe pajisje, si dhe garantimin e përputhshmërisë me rregulloret e sigurisë dhe higjenës.
Detyrat:
- Koordinon punët e përditshme me stafin e sallës së restorantit;
- Garanton shërbim superior dhe maksimizon pritshmeritë dhe kënaqësitë e klientëve;
- Përgjigjet me efikasitet dhe saktësi perkundrejt ankesave të klientëve;
- Rishikon rregullisht cilësinë e produktit dhe mbikqyr në vecanti stafin e ri;
- Organizon dhe mbikëqyr ndërrimin në turne te stafit;
- Vlerëson nevojat e ardhshme për mallra, enë kuzhine dhe produkte pastrimi;
- Siguron pajtueshmërinë me rregulloret e sigurisë dhe higjenës;
- Menaxhon imazhin e mirë të restorantit dhe sugjeron mënyra për ta përmirësuar atë;
- Trajnon punonjësit e rinj dhe ekzistues në praktikat e duhura të shërbimit të klientit;
- Aftësi për të punuar orë të ndryshme gjate ditës duke përfshirë mbrëmjet, fundjavat dhe festat, sipas nevojës.
Kualifikimet:
- Diplome e shkolles se mesme;
- Te kete aftesi mjaft te mira komunikimi;
- Minimalisht 2 vite eksperience pune ne kete pozicion;
- Te kete njohuri te gjuhes angleze.
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
Afati i fundit i aplikimit: 01 Maj 2026, ora 17:00.
Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.
Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.