Përshkrimi
Kompania kërkon një Senior Accountant me përvojë, i cili do të mbikëqyrë operacionet e përgjithshme të kontabilitetit përmes kontrollit dhe verifikimit të transaksioneve financiare.
Ky rol përfshin rakordimin e bilanceve të llogarive dhe të deklaratave bankare, administrimin e librit kryesor dhe përgatitjen e procedurave të mbylljes mujore. Kandidati i suksesshëm duhet të ketë aftësi të shkëlqyera analitike dhe njohuri të thelluara mbi parimet e kontabilitetit, në mënyrë që të shqyrtojë raportet financiare dhe parashikimet.
Pozita kërkon gjithashtu kujdes për saktësinë dhe efikasitetin në të gjitha proceset kontabël.
Detyrat
- Të administrojë proceset kontabël dhe të përgatisë e dorëzojë pasqyrat financiare brenda afateve.
- Të verifikojë, ndajë, regjistrojë dhe rakordojë llogaritë e pagueshme, llogaritë e arkëtueshme dhe llogaritë bankare.
- Të hartojë raporte kontabël pa gabime dhe të paraqesë rezultatet e tyre.
- Të përgatisë faturat, të kryejë të gjitha llogaritjet tatimore dhe të bëjë deklarimet përkatëse në administratën tatimore sipas aktivitetit të kompanisë.
- Të analizojë të dhënat financiare dhe të përmbledhë gjendjen financiare.
- Të rishikojë sistemet dhe procedurat kontabël dhe të propozojë ndryshime për përmirësim.
- Të japë kontribut në procesin e përcaktimit të objektivave të departamentit.
- Të ndihmojë në përgatitjen e pasqyrave financiare.
- Të mbështesë auditimet tatimore dhe përgatitjen e deklaratave tatimore.
- Të bashkëpunojë me auditimet e jashtme për të siguruar pajtueshmërinë.
- Të mbështesë procesin e mbylljes në fund të muajit dhe në fund të vitit.
- Të rishikojë sistemet dhe procedurat kontabël dhe të rekomandojë përditësime të nevojshme.
- Të sigurojë që proceset kryesore kontabël dhe financiare të jenë të dokumentuara siç duhet, të përditësohen dhe të rishikohen rregullisht për të arritur përmirësim dhe efikasitet.
Kualifikimet
- Diplomë Bachelor në Economics/Accounting/Finance ose në një fushë tjetër të ngjashme.
- Diplomë Master, si p.sh. MBA, konsiderohet shumë e favorshme.
- Certifikime relevante përbëjnë përparësi.
- Të paktën pesë vite përvojë pune në kontabilitet.
- Aftësi organizative dhe njohuri të thelluara në fushën e tatimeve dhe të kontabilitetit.
- Aftësi të forta në komunikimin ndërpersonal.
- Njohuri të plota mbi procedurat kontabël.
- Njohuri të avancuara për pasqyrat e kontabilitetit financiar dhe funksionet e librit kryesor.
- Përvojë me programe kontabël për regjistrimin e të dhënave dhe raportimin nga sistemi kontabël.
- Njohuri të avancuara në MS Excel.
- Zotërim i rrjedhshëm i gjuhës angleze, si me shkrim ashtu edhe në të folur.
- Saktësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht, për të punuar nën presion dhe për të respektuar afatet.
- Aftësi për të krijuar një mjedis pune që promovon etikën e punës.
- Prirje për punë me shifra dhe aftësi të mira sasiore.